Ka ndërruar jetë aktorja Drita Duraku.
Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur miqtë e saj përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Drita Duraku ka qenë e njohur për publikun si “Nusja e Gostivarit”.
Thuhet se aktorja tash e sa kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pos një grua që kujdesej për të herë pas here, ajo nuk kishte pranë vetës asnjë person të afërm, apo anëtar të familjes.
Ishte raportuar më parë se familja e saj, vajza dhe vëllezërit, që jetojnë jashtë vendit, kishin provuar që të marrin atë për trajtim jashtë vendit, por procedurat e kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Me kalimin e kohës, gjendja shëndetësore e ish-aktores ishte rënduar, andaj edhe ishte pamundësuar kujdesi për të.