Numri i të vdekurve nga tërmeti në Maroko ka shkuar në 1 mijë e 37 njerëz.
Bilanci i të lënduarve është 720 njerëz, ku prej tyre 205 janë në gjendje kritike.
Kujtojmë se Maroku është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, teksa ShBA-ja, Britania e Madhe e Turqia kanë shpallur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë.
Me popullin e Marokut është solidarizuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se populli i Kosovës qëndron krah popullit maroken në këtë kohë trishtimi.