Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti.
Ai dyshohet se i ka treguar Rusisë sekrete shtetërore, raporton BBC.
Prokuroria pretendon se i akuzuari ndau informacione rreth luftës në Ukrainë dhe grupit mercenar Wagner, dhe raportet gjermane thonë se këto veprime atij i siguruan rreth 400 mijë euro.
I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit.
Të dy burrat mund të përballën me burgim të përjetshëm.